Kulla "Federacija" në qendrën e biznesit Moscow City (Rusi) është zaptuar të premten nga persona të panjohur me maska, njoftoi Agjencinë Ruse të Informacionit Ligjor dhe Gjyqësor avokati i biznesmenit rus Sergei Pollonski të arrestuar në Kamboxhia, Aleksandër Dobrovinski.

Personat me maska janë prezantuar si rojet e pronarit të ri të korporatës "Potok" Aleksei Aljakin, i cili sipas gjasave ia ka blerë ndërtesën Pollonskit, shtoi Dobrovinski. Mes Pollonskit dhe Aljakinit më parë pati lindur një konflikt për shkak të shitjes së korporatës “Potok”.