Një person gjeti vdekjen si rezultat i shembjes që ndodhi në bodrumin e godinës së Korpusit të I-rë të Kadetëve të Shkollës Ushtarake të Moskës në veri të kryeqytetit të Rusisë, njoftuan në policinë e qytetit.

Shërbimi për shtyp i Departamentit të situatave emergjente të Moskës njoftoi se në momentin e aksidentit në godinë nuk kishte fëmijë. Si rezultat i shembjes, një burrë, me sa duket, punëtor, vdiq nga plagët e marrë. Po zhvillohet hetimi në lidhje me ngjarjen e ndodhur.