Vendet e NATO-s do të reduktojnë armët e tyre taktike bërthamore me kusht që të tilla hapa të ndërmerren edhe nga ana e Rusisë, deklaroi të enjten Zv. Sekretarja amerikane e Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Rose Gottemoeller.

Gjatë një fjalimi në Uashington, në një konferencë mbi çështjet e sigurisë, ajo gjithashtu përmendi se Shtetet e Bashkuara janë tepër të interesuar në lidhje me negociatat me Moskën mbi reduktimin reciprok të armatimeve taktike bërthamore, pavarësisht periudhës së vështirë në marrëdhëniet ruso-amerikane.