Dimitri Medvediev gjatë kohës së vizitës së punës në Kubë vendosi një kurorë me lule në Memorialin kushtuar ushtarit sovjetik-internacionalist në periferi të Havanës. Në këtë ceremoni mori pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Kubës Raul Kastro, raportoi korrespondenti i "Zërit të Rusisë".

Në vendin e Memorialit kushtuar ushtarit sovjetik-internacionalist, të inauguruar më 23 shkurt të vitit 1978 me rastin e 60-vjetorit të Forcave të Armatosura të Bashkimit Sovjetik, janë varrosur 68 ushtarë dhe oficerë sovjetikë të vrarë gjatë luftimeve në territorin e Kubës.