Rënia e meteoritit në Çeljabinsk (Rusi) u bë një mësim i mirë për gjithë njerëzimin, këtë mendim shprehu Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev në një intervistë të publikuar sot në gazetën braziliane "O Globe".

0"Ne mendojmë se qytetërimi njerëzor po zhvillohet. Në të njëjtën kohë ne jemi shumë të prekshëm, të cënueshëm. Kjo është një kujtesë mbi atë, se disa kërcënimeve që i kanosen njerëzimit ne mund t'i bëjmë ballë vetëm bashkarisht", tha Dimitri Medvediev.