Lufta në Siri do të vazhdojë pavarësisht nga fakti nëse do të largohet apo jo Bashar Al-Assad nga posti i Presidentit, deklaroi Kryeministri rus Dimitri Medvediev në një intervistë për gazetën braziliane "O Globo".

"Ne besojmë se mënyra e vetme për të qetësuar situatën është ulja e të gjitha palëve rreth tryezës së bisedimeve dhe jo furnizimi me armë i njërës apo tjetrës palë. Ky ka qenë qëndrimi rus që në fillim të konfliktit", - theksoi Dimitri Medvediev.