Rusinë dhe Brazilin i pret një e ardhme e ndritur dhe marrëdhënie miqësore me leverdi të ndërsjelltë, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në një intervistë për gazetën braziliane “O Globo”.

"Qarkullimi tregtar me Brazilin, partnerin tonë strategjik, aktualisht përbën rreth 6 miliardë $. Ne do të dëshironim të dilnim në nivelin 10 miliardë $", - theksoi Medvediev.