Në Korenë e Veriut shtetasve të huaj së shpejti do t’u lejohet përdorimi i Internetit mobil, njoftoi të premten Agjencia e lajmeve Associated Press. Ky është lëshimi i dytë që bëhet në fushën e telekomunikacionit në Korenë e Veriut. Më parë të huajve në territorin e Koresë së Veriut u lejohej të telefononin jashtë shtetit me telefona celularë.

Banorët e Koresë së Veriut nuk kanë qasje në këto lëshime: ata mund të përdorin shërbimet e telefonisë celulare dhe Internetit, të cilat nuk kanë akses jashtë vendit.