Iraku nuk do të refuzojë kontratat e armatimeve të nënshkruara me Moskën në vitin 2012 me vlerë prej më shumë se 4 miliardë dollarë, deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Hoshyar Zebari, duke vënë në dukje se pas dukjes së njoftimeve mbi natyrën korruptive të këtyre marrëveshjeve, në Moskë mbërriti një delegacion ushtarak irakian për të verifikuar vërtetësinë e tyre.

0Kontrata fillestare parashikonte shitjen Irakut të 30 helikopterëve “Mi-28N” dhe 42 komplekseve raketore të mbrojtjes kundrajrore "Pancir-C1", gjë kjo që do ta bënte Rusinë furnizuesen e dytë më të madhe të armëve në Irak pas SHBA-së.