Rreth 20 islamistë u asgjësuan ditën e enjte gjatë përleshjeve me ushtarakët e Francës dhe Malisë në qytetin Gao në veri të vendit, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Francës. 2 ushtarakë të Francës dhe katër të tjerë të ushtrisë së Malisë janë plagosur. Kryengritësit u dëbuan nga qyteti.

0Qyteti Gao këtë muaj i është nënshtuar në mënyrë të përsëritur sulmeve të islamistëve, të cilët u përpoqën t'i rikthejnë vetes qytetin e marrë në fund të janarit nën kontroll nga trupat ushtarake të Francës dhe Malisë.