Gjykata e Pretorias (Afrika e Jugut) e liroi me kusht kampionin paralimpik Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e modeles afrikano-jugore Reeva Steenkamp, pavarësisht nga druajtjet e palës së akuzës se i pandehuri mund të fshihet, njoftojnë mediat ruse.

Vetë atleti e mohon akuzën e vrasjes me paramendim të së dashurës së tij, të cilën ai e mori për hajdut që kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e tij.