Ushtarakët nigerianë në shtetin Borno rrethuan disa dhjetëra kilometra larg nga kufiri me Kamerunin një grup personash të armatosur, të cilët mbajnë peng shtatë qytetarë francezë, njoftojnë autoritetet lokale.

Më herët në Kamerun disa persona të armatosur në motoçikleta rrëmbyen shtatë turistë francezë, midis tyre edhe katër fëmijë, dhe i çuan ata në anën e kufirit me Nigerinë. Si përgjegjës për rrëmbimin dyshoheshin anëtarët e grupit radikal islamik "Boko Haram", të cilët luftojnë për përmbysjen e pushtetit laik.