Të enjten një makinë bombë shpërtheu pranë Ambasadës ruse, mu në zemër të Damaskut, në afërsi të selisë së Partisë në pushtet Baas. Ndërtesa e Ambasadës ka pësuar dëmtime, njoftoi një zyrtar i misionit diplomatik. Pas shpërthimit pati edhe të shtëna nga armë automatike.

Mediat siriane njoftojnë për një numër të madh viktimash si pasojë e shpërthimit. Aktualisht sipas njoftimeve 4 persona kanë humbur jetën. Në vendin e shpërthimit vazhdon të ngrihet një shtyllë e lartë tymi të zi. Vendngjarja është rrethuar nga policia.