Dy ligjvënës demokratë amerikanë i bënë thirrje Kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe të mos rishikojë faljet e kërkuara nga Japonia në vitin 1993 për çështjen e skllavërisë seksuale, të praktikuar, sipas mendimit të disa historianëve, nga ushtria e saj ndaj femrave në territoret e pushtuara në vitet e Luftës së Dytë Botërore, njofton botimi amerikan në Internet “GlobalPost”.

Në vitin 1993 Japonia ka kërkuar falje për dhimbjet dhe vuajtjet e shkaktuara "femrave të qejfit", të cilat i detyruan me dhunë të punojnë në shtëpitë publike për kënaqjen e nevojave seksuale të ushtarakëve japonezë.