Në Pakistan, Jemen dhe vende të tjera të botës viktima të avionëve amerikanë pa pilot (drones) janë bërë gjithsej rreth 4.700 njerëz, deklaroi Senatori republikan Lindsey Graham, duke përmendur për herë të parë zyrtarisht numrin e të vrarëve nga sulmet e avionëve amerikanë pa pilot, të cilët filluan të përdoren në mënyrë aktive në operacionet antiterroriste që prej vitit 2004.

Lindsey Graham është i njohur si mbështetës aktiv i përdorimit të avionëve pa pilot në luftën kundër militantëve të organizatave terroriste, pavarësisht nga kritikat ndaj kësaj metode që tingëllojnë vazhdimisht në Kongresin Amerikan.