Mosmarrëveshjet territoriale në lidhje me Ishujt Senkaku mund të çojnë jo vetëm në luftën midis Japonisë dhe Kinës, por të tërheqin në të edhe SHBA-në, pasi këta ishuj hynë në zonën e përgjegjësisë së Shteteve të Bashkuara në bazë të marrëveshjes amerikano-japoneze mbi sigurinë, thuhet në raportin e Shërbimit Kërkimor të Kongresit amerikan, të botuar të premten.

Tensioni mes Japonisë dhe Kinës u rrit pas 30 janarit të vitit 2013, kur një fregatë kineze drejtoi radarin e saj për shënjestrimin e një anije patrullimi japoneze.