Qeveria e SHBA-së lëshoi të mërkurën një dokument mbi kundërveprimin aktiv ndaj sulmeve kibernetike dhe mbrojtjen e sekreteve tregtare nëpërmjet fuqizimit të presionit diplomatik mbi vendet e tjera.

Në dokument theksohet se Shtëpia e Bardhë do të ushtrojë një presion diplomatik konstant mbi vendet e tjera, për të parandaluar vjedhjen e sekreteve, pasi veprime të tilla "kërcënojnë biznesin amerikan, dëmtojnë sigurinë kombëtare si dhe përbëjnë një kërcënim serioz për ekonominë amerikane".