Javën e ardhshme do të zhvillohen bisedimet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, kushtuar vdekjes së 3-vjeçarit Maksim Kuzmin, fëmijës së birësuar nga një familje amerikane, njoftoi Komisioneri i Ministrisë së Jashtme për të drejtat e njeriut, Konstantin Dollgov.

"Nëse do të vërtetohet faji i nënës së tij birësuese amerikane, ne do të kërkojmë dënimin më të rëndë", deklaroi Konstantin Dollgov. Ndërkohë ai vuri në dukje se nga pala amerikane ka garanci të caktuara që situata ndodhet nën kontroll.