Sot në Rusi kremtohet 400-vjetori i Dinastisë së Romanovëve, e cila sundoi nga viti 1613-1917. Në vitin 1613 në Moskë Vsesosllovnij Zjemskij Sobor (russ. Bсесословный Земский собор - organ rus i përbërë nga përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë së asaj kohe) zgjodhi si mbret bojarin (çifligar - shtresa më e lartë feudale në atë kohë në Rusi) 16- vjeçar Mihaill Romanov.

Muzetë e Kremlinit të Moskës me rastin e përvjetorit kanë përgatitur një ribotim faksimil të dorëshkrimit të shekullit XVII, i cili i dedikohet kësaj ngjarjeje. Gjatë këtyre ditëve në Shën Petersburg organizohen ceremoni solemne për nder të 400-vjetorit të Dinastisë së Romanovëve. Një ditë më parë në Kalanë e Pjetropavllovit, në kriptën (varrin familjar) e perandorëve rusë, u mbajt një meshë përkujtimore.