Gjatë viteve të fundit qeveria e Rusisë ka nënshkruar disa dhjetëra marrëveshje mbi mbrojtjen e të drejtave të veta autoriale në fushën e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, ndër të tjera edhe me Kinën, e cila më shumë se çdo shtet tjetër ka kopjuar armët ruse, deklaroi Zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak Vjaçesllav Dzirkaln gjatë zhvillimit të ekspozitës së armëve IDEX 2013, ku ai kryesoi delegacionin rus.

Gjatë kohërave të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik nuk lëshoheshin patentat përkatëse dhe si rezultat i kësaj armët tona filluan të tirazhoheshin nën emërtime të markave të ndryshme në mbarë botën, shtoi Vjaçesllav Dzirkaln.