0Që këtej e tutje romët mund të shpresojnë në bërjen e dokumenteve në bazë të një skemë të thjeshtuar, marrjen e konsultimeve juridike falas dhe përfitimin e ndihmës ekonomike. Atyre, që kanë shprehur dëshirën për tu marrë me veprimtari sipërmarrëse, do t’u jepet mbështetja e duhur. Për tregtarët potencialë është planifikuar trajnimi paraprak. "Biznesi cigan" duhet të ketë një specifikë të caktuar, e cila të marrë parasysh mentalitetin e këtij grupi të popullsisë, mendon Bashkë-kryetari i organizatës shoqërore "Biznes Rusia" (russ. «Деловая Россия»), Vladimir Gollovnjov:

- Natyrisht, ky nuk do të jetë një biznes i lidhur me prodhimin, por diçka që ka të bëjë me tregtinë. Sepse romët e kanë në gjak atë. Nëse do të llogarisim numrin e njerëzve, të cilët janë të prirur për t’u angazhuar në aktivitet tregtie, midis romëve kjo përqindje do të jetë shumë më e lartë se sa mesatarja e popullsisë së vendit tonë.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2010, 220.000 persona në pikën e fletës së anketimit të nominuar "Kombësia" kanë shkruar “Rom” ("Cigan"). Por në fakt, numri i përfaqësuesve të këtij grupi etnik në vend është shumë më i madh - deri në 1 milion. Mbështetja nga ana e shtetit do t’i ndihmojë romët gjatë qëndrimit të tyre në territorin e Rusisë, vuri në dukje Zëvendësdrejtori i Institutit rus të Etnologjisë dhe Antropologjisë të Akademisë Ruse të Shkencave, Vladimir Zorin:

- Romët (ciganët) janë të prirur për një jetesë kolektive, në tabore. Ata janë endacakë përkatësisht natyrës së vet dhe rrallë vendosen për qëndrim të përhershëm në një vend. Për shkak të veçorive të zhvillimit etno-kulturor në mesin e tyre ka shumë probleme sociale dhe ekonomike, probleme me vendet e punës, me bërjen e shkresave dhe dokumenteve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e programit të qeverisë për integrimin social të romëve është arsimimi i fëmijëve. Për fëmijët ciganë planifikohen përvetësimi i gjuhës ruse si dhe trajnimet e artizanateve tradicionale të romëve, të tilla si farkëtaria, qepja dhe qendisja.

0Përveç kësaj, programi i ri ka për qëllim të rrisë kontrollin e qeverisë ruse ndaj atyre përfaqësuesve të popullit rom, të cilët mund të jenë të përfshirë në qarqet kriminale.