0Tregu i nëndetëseve vazhdon t’u sjellë të ardhura të qëndrueshme prodhuesve: kontrata të mëdha eksporti kanë pothuajse të gjithë prodhuesit e mëdhenj të nëndetëseve - Gjermania, Franca dhe Rusia. Bashkë me këtë nëndetëset moderne po bëhen më komplekse dhe më të shtrenjta, gjë që kërkon kooperim për zhvillimin dhe ndërtimin e submarinave. Bashkëpunimi mundëson jo vetëm uljen e kostos së procesit të zhvillimit, por edhe kombinimin e pikave më të forta të shkollave të ndryshme.

Ideja për krijimin e një nëndeteseje të zhvillimit të përbashkët ruso-italian lindi që në fund të viteve ‘90-të, kurse konstruktimi i anijes 1000-tonëshe - Projekti S-1000 - filloi në vitin 2004. Në vitin 2008 puna u ndërpre për shkak të krizës globale ekonomike, por situata aktuale ngjall një optimizëm ku e ku më të madh: kërkesa për nëndetëse, sidomos në vendet e rajonit të Azi-Paqësorit, është në rritje. Dhe në këtë rast produkti i përbashkët Rusisë dhe Italisë, i zhvilluar me përpjekjet e Byrosë konstruktore "Rubin" dhe kompanisë “Fincantieri”, mund të bëhet, si i thonë fjalës, "goditje në shënjestër".

Nëndetësja e re mund të jetë e dobishme sidomos për ata që kërkojnë zgjidhje jo të shtrenjta: Projekti S-1000 është një anije universale - nëndetësja mund të përdoret për luftën kundër objektivave sipërfaqësore dhe nënujore, vendosjen e minave dhe operacione speciale (ajo është përshtatur që fillimisht për të akomoduar edhe gjashtë oficerë komando të forcave speciale të desantit përveç anëtarëve të ekuipazhit kryesor).

Nëndetësja në fjalë në kompletimin e vet standart nuk përmban armatime raketore dhe nuk ka instalim (sistem) elektrik të aftë për të punuar në mënyrë të pavarur nga ajri atmosferik (electrical installation of air airindependent), gjë që redukton distancën e lundrimit të saj nën ujë. Megjithatë kjo jep shpresë për një kosto të ulët të kësaj nëndetëseje. Informacion të detajuar në lidhje me çmimin e S-1000 tani për tani nuk ka. Por, me sa duket nga të gjitha, ajo nuk duhet të tejkalojë shumën 120-150 milionë $ për njësi. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të projektit, S-1000 mund të bëhet një produkt real, i gatshëm për ndërtim brenda 2-3 viteve të ardhshme. Ndërsa konkurrentë me çmim të ngjashëm projekti i ri pothuajse nuk ka.

0Zhvillimi i projektit S-1000 nuk do të anulojë kurrsesi zbatimin e projekteve të nëndetëseve vetiake ruse, duke përfshirë edhe projektin e afërt përkatësisht armatimeve me S-1000 - "Amur-950". Nëndetësja e fundit është më e shtrenjtë, por edhe një zhvillim shumë më serioz, për të cilën që fillimisht janë parashikuar armatimet raketore. Nëndetësja "Amur-950" ka dhjetë bateri vertikale për lëshimin e raketave dhe zotëron mundësinë e pajisjes me instalim (sistem) elektrik të aftë për të punuar në mënyrë të pavarur nga ajri atmosferik (electrical installation of air airindependent).