Irani filloi instalimin e centrifugave më bashkohore të gazit, të destinuara për pasurimin e uraniumit në uzinën e Natanz-it, dëshmojnë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), të cilët vizituan këtë objekt pak ditë më parë.

Këto centrifuga mund të përshpejtojnë rreth 3-5 herë procesin e pasurimit të uraniumit në krahasim me pajisjet e vjetra. Irani e njoftoi zyrtarisht ANEA-n mbi synimin e tij për instalimin e centrifugave moderne të gazit në uzinën e Natanz-it me anë të një letre të dërguar më 23 janar të vitit 2013.