Regjisori i famshëm i filmave rusë, skenaristi Aleksei Herman, ndërroi jetë në Shën Petersburg pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 75-vjeçare.

Aleksei Herman lindi në Leningrad, ka punuar me regjisorin e famshëm sovjetik Georgi Tovstonogov dhe më pas u bë regjisor dhe producent i Kinostudios "Lenfilm". Që prej vitit 2010 ai ishte President i Festivalit të Filmit "Forumi Ndërkombëtar i Kinematografisë në Shën Petersburg".

Herman zotëronte një stil të veçantë të xhirimit të filmit bardhë e zi, që përkonte me mënyrën e xhirimit të filmave dokumentarë.