Detektivi Hilton Botha, i cili merrej me hetimin e çështjes së atletit invalid Oscar Pistorius, u mënjanua nga ndjekja e rastit penal, njoftuan të enjten mediat lokale.

Botha më parë ka qenë i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën. Në vitin 2011 Botha së bashku me dy oficerë të tjerë të policisë hapën zjarr mbi pasagjerët e një minibusi.

Atleti i njohur me këmbë të amputuara akuzohet nga organet hetimore për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij, modeles Reva Stenkamp. Sot gjykata në Pretoria do të vendosë, nëse do të jetë i mundur apo jo lirimi kundrejt një garancie pasurore i atletit paralimpik me famë botërore.