Në SHBA ka plasur një skandal i madh rreth firmës Law Inforcement Tragets Inc., e cila i ka shitur Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit objektiva me imazhe të grave shtatzëna, të moshuarve dhe fëmijëve të armatosur. Siç thuhet në përshkrim, këto objektiva duhet të shërbejnë që policët të mësohen të mos humbasin torruan gjatë përballjes me ndonjë kërcënim "të pazakonshëm".

Ky nuk është skandali i parë lidhur me shpenzimet e pajustifikuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjatë 10 muajve të fundit ka blerë 2 miliardë fishekë. Opinioni publik është i interesuar të dijë se me kë po përgatiten të luftojnë në kohë paqeje organet e zbatimit të ligjit, njofton "Zëri i Rusisë".