Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, nuk është paraqitur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare (Parlamentit) kushtuar dorëheqjes së kabinetit të tij, duke e justifikuar këtë me axhendën e vet shumë të ngjeshur, njoftuan mediat lokale.

Në prag ai njoftoi se do të jepte dorëheqjen për shkak të aksioneve të shumta të protestave, që vazhdojnë në mënyrë të parreshtur, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, si rezultat i të cilave janë lënduar tashmë 26 persona.

Deri në zgjedhjet e reja parlamentare, në prill-maj të këtij viti, Bullgaria do të udhëhiqet prej një qeverie teknike të kryesuar nga kryetari i parlamentit.