Shërbimet sekrete të Perëndimit dhe të Koresë së Jugut nuk mund të përcaktojnë dot se çfarë materiali radioaktiv është përdorur nga Koreja e Veriut gjatë testit bërthamor të 12 shkurtit të vitit 2013, njoftojnë mediat perëndimore. Ekspertët kanë llogaritur se bomba e re e Koresë së Veriut është shumë herë më e fuqishme se ajo që u testua në vitin 2006.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, gjatë dy testeve të para bërthamore të Koresë së Veriut, në vitet 2006 dhe 2009, është përdorur plutonium.