Organizata indiane e hulumtimeve kozmike planifikon të lëshojë një aparat kërkimor në Mars në tetor të vitit 2013, njoftoi të enjten Presidenti i kësaj organizate Pranab Mukherjee. Qëllimi i misionit - zbulimi i shenjave të jetës dhe shkaqet e zhdukjes së atmosferës në Planetin e Kuq.

Ekspertët indianë synojnë gjithashtu të nxjerrin në orbitën përreth Tokës të parin nga 7 satelitët e sistemit kombëtar indian të navigacionit satelitor.