Emiratet e Bashkuara Arabe i kërkuan palës ruse t’u lejojë atyre të mbajnë tankun rus "T-90S" (russ. “T-90C”) për disa testime suplementare në kuadër të Ekspozitës së XI-të ndërkombëtare të mbrojtjes IDEX 2013 e cila përfundoi sot, njoftoi një burim në kompleksin industrial rus të mbrojtjes.

Delegacioni rus vendosi ta kthejë atë në Emiratet e Bashkuara Arabe për një muaj, ku ai do t'i demonstrohet për vlerësim udhëheqjes së lartë politiko-ushtarake të vendit, theksoi burimi.