Numri i të vrarëve, si rezultat i shpërthimit të një makine të minuar në qendër të Damaskut, në afërsi të Ambasadës ruse, midis të cilëve ka edhe fëmijë, ka arritur deri në 31 persona, njoftoi të enjten televizioni shtetëror sirian.

Njoftohet gjithashtu për arrestimin e një terroristi kamikaze, në makinën e të cilit u gjetën pesë bomba, njëra prej të cilave 300-kilogramëshe. Sipas fjalëve të bashkëpunëtorëve të Këshillit Mbikëqyrës për të Drejtat e Njeriut në Siri, pas shpërthimit të parë në verilindje të Damaskut u hodhën në erë edhe dy makina të tjera.