Papa i Romës Benedikti XVI do të jetojë deri në fund të ditëve të veta në majë të kodrës së Vatikanit, prej nga ku hapet një panoramë mahnitëse e qytetit të Romës. Në një vilë të vogël, të cilin Pontifiku e zgjodhi personalisht si strehën e vet, tani po përfundon restaurimi. Fillimin e tij Benedikti XVI e urdhëroi që para Krishtlindjeve. Kjo jep shkas për të supozuar se vendimi i tij për të hequr dorë nga froni pritej nga rrethi i Pontifikut.

Papën do ta ndihmojnë në jetën e përditshme katër gra nga komuniteti katolik. Me të do të mbetet gjithashtu edhe sekretari i tij personal.