Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, William Heig, ditën e enjte i bëri thirrje Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad për dialog me Kreun e Koalicionit kombëtar sirian të forcave revolucionare dhe opozitare, Moataz al-Khateeb.

Nga ana e Koalicionit kombëtar sirian të forcave revolucionare dhe opozitare është bërë një propozim i rëndësishëm për të filluar negociatat dhe është e nevojshme që regjimi i Presidentit Bashar Al-Assad t’i përgjigjet atij, deklaroi William Heig në Bejrut në bisedimet me Presidentin e vendit, Michel Suleiman, si dhe me Kryeministrin e Libanit Nijab Azmi Mikati.

Përveç kësaj, Bashar Al-Assad duhet të largohet nga posti i presidentit, shtoi William Heig.