Ditën e enjte në Bruksel rreth 40 mijë demonstrues, në vend të 15 mijëve që priteshin, u përfshinë në protestat kundër rritjes së çmimeve, ngrirjes së pagave dhe politikës së taksave, njoftuan mediat belge.

Në demonstratë morrën pjesë delegacionet e uzinës "Ford" nga Genk dhe të ndërmarrjes "ArcelorMitt". Sipas të dhënave të sindikatave aksioni ishte i qetë, nuk ka njoftime mbi incidente të dhunshme. Gjatë ditës delegacionet e sindikatave u pritën nga një sërë ministrash si dhe nga Sekretari i Shtetit për çështjet sociale Phillipe Courard.