“Konflikti 2-vjeçar tregoi qartë se erdhi tashmë koha për t'i dhënë fund luftës në Siri”, - tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë, njofton korrespondenti i "Zërit të Rusisë".

Dialogu mes qeverisë dhe opozitës është një problem që zgjidhet. Rusia dhe vendet anëtare të Lidhjes së Shteteve Arabe kanë ndërmend ta nxisin e ta mbështesin këtë proces, tha Lavrov. Ai konfirmoi se Moska është e gatshme për të ofruar vendin e negociatave për fillimin e një dialogu të tillë.