U nënshkrua kontrata e parë për punimet e ndërtimit dhe montimit në kuadër të projektit të ndërtimit të elektrostacionit atomik “Akkuyu” në Turqi, i cili do të fillojë në vitin 2014.

Marrëveshja ndërqeveritare e Rusisë dhe Turqisë mbi bashkëpunimin në sferën e ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të centralit bërthamor në platformën “Akkuyu” u nënshkrua në vitin 2010. Elektrostacioni i parë atomik “Akkuyu” do të ndërtohet sipas projektit rus, i cili përfshin ndërtimin e katër blloqeve të energjisë me reaktorë të tipit VVER-1200. Kapaciteti i çdo blloku do të jetë 1200 MW.

0Ndërtimi i centralit bërthamor me katër reaktorë në Turqi do të sigurojë prodhimin e rreth 35 trilion kw/h energji në vit.