Të paktën tetë persona u plagosën natën në të gdhirë të së mërkurës në Bullgari, si rezultat i përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve, të cilët protestojnë kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Prej disa ditësh në një sërë qytetesh të mëdha të Bullgarisë po zhvillohen aksione masive protestash. Dy ditë më parë gjatë përleshjeve u lënduan 11 persona, midis të cilëve edhe pesë oficerë të policisë.

0Në prag, Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov deklaroi se rregullatori kombëtar në sektorin e energjetikës do t'i tërheqë licencën CEZ - kompanisë furnizuese të energjisë elektrike, nga veprimet e së cilës ishin, në veçanti, të pakënaqur protestuesit.