0Takimi i pritshëm mund të bëhet thelbësor në procesin e zgjidhjes së konfliktit sirian. Kohët e fundit është evidentuar një ndryshim cilësor në vlerësimet e asaj që po ndodh aktualisht në këtë vend arab, vunë në dukje në Ministrinë e Jashtme ruse. Edhe pse është ende shumë shpejt për të folur për ndonjë hop të vërtetë në këtë drejtim, e rëndësishme është që vetë procesi u lansua, tha Sergei Lavrov:

- Ne e ndjejmë se tema e dialogut po fillon të bëhet një prioritet, ndër të tjera edhe në gojën e atyre që deri pak kohë më parë hidhnin poshtë, refuzonin në mënyrë kategorike thirrje tona për fillimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës dhe deklaronin se parakusht për çdo lloj kontakti është largimi i Bashar Al-Assadit. Tani kushte të kësaj natyre ne nuk dëgjojmë më dhe një zhvillim i tillë i ngjarjeve është vetëm për t'u përshëndetur. Dhe pse nga të dyja palët kundërshtare siriane - si nga ana e qeverisë ashtu dhe e opozitës - paraqiten vazhdimisht parakushte të ndryshme për fillimin e një dialogu të tillë, çështja e zgjidhjes së konfliktit ka lëvizur megjithatë nga pika e vdekur.

Gjatë vizitës së Walid al-Muallem në Moskë Sergei Lavrov ka ndërmend jo vetëm të dëgjojë vlerësimin e tij për atë që po ndodh në Siri, por dhe të diskutojë me të problemet që duhen zgjidhur medoemos për fillimin e dialogut. Përsa i përket hapave praktikë, këtu - dhe ky është gjithashtu një sinjal i qartë - Moska mund të shpresojë në ndihmën dhe mbështetjen e Uashingtonit, vuri në dukje Lavrov. Të paktën kjo u deklarua gjatë një bisede telefonike të dielën me Shefin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Kerry John, njoftoi Ministri i Jashtëm rus:

- Ne diskutuam situatën në kontekstin e dukjes së fidaneve të shpresës, biseduam se si këto kushte tashmë të propozuara të mos i bëjmë pengesë në rrugën e dialogut. Dhe ne, dhe Uashingtoni, siç e ka konfirmuar këtë biseda ime telefonike me John Kerry, jemi të bindur për domosdoshmërinë e shfrytëzimit në masë të plotë të këtij shansi. Dhe nga të dy palët po bëhet gjithçka e mundur që të vendoset kontakti midis qeverisë dhe opozitës.

0Gjatë bisedës telefonike, siç theksoi Sergei Lavrov, u vendos që të “piqemi” (të takohemi) në një kohë të afërt për ta diskutuar në mënyrë më të hollësishme çështjen siriane. Biseda telefonike e detajuar - madje dhe gjysmë orëshe - sigurisht që nuk mund të jetë formati më i mirë për një temë të tillë kaq serioze. Sa i përket datës së pretenduar të takimit privat të Sergei Lavrov dhe John Kerry, duhet thënë se ai ndoshta do të mbahet në periudhën nga 24 shkurti deri në 6 mars, kur Sekretari i ri Amerikan i Shtetit do të ndërmarrë turneun e vet të parë jashtë kufijve të vendit.