Kundërshtarët politikë të ish-Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, i cili kryeson në zgjedhjet e ardhshme parlamentare koalicionin e qendrës së djathtë, e akuzojnë atë për përdorimin e metodave të palejuara parazgjedhore.

0Shkas për kritikën e radhës në adresë të tij ka shërbyer një letër, e dërguar në emër të Silvio Berlusconit. Në të ish-Kryeministri premton se në rast të fitores së partisë së tij qeveria e re, në të cilën ai do të kryesojë Ministrinë e Financave apo atë të Zhvillimit Ekonomik, garanton kthimin e parave të paguara në fund të vitit të kaluar si tatim mbi pasurinë e patundshme. Madje më tepër se kaq, në të përcaktohen afatet dhe vendet ku të interesuarit mund të drejtohen.