Shqipëria ka në plan të anulojë regjimin e vizave për turistët rusë për një periudhë 5 mujore (nga qershori deri në tetor të vitit 2013). Për këtë njoftoi Ambasadori i Shqipërisë në Federatën Ruse, z. Sokol Gjoka. Sipas fjalëve të tij regjimi, gjatë veprimit të të cilin rusët mund të qëndrojnë pa vizë në Shqipëri për 90 ditë, ka funksionuar për katër vjet rrjesht dhe i shërben rritjes në vend të fluksit të turistëve nga Rusia.

Ai rikujtoi se "autoritetet e Shqipërisë po negociojnë me Rusinë në lidhje me marrëveshjen në fushën konsullore, e cila ka për qëllim lehtësimin e regjimit të vizave".

0Diplomati preku edhe rezultatet e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Shqipërisë në vitin 2012, duke i karakterizuar ato "më shumë se të mira". "Ne kemi vazhduar punën për zhvillimin e bashkëpunimit në sferat politike, ekonomike dhe kulturore, - shpjegoi ai. - Po vazhdojnë edhe kontaktet nëpërmjet kanaleve diplomatike". Ambasadori Sokol Gjoka shprehu shpresën se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në të ardhmen "do të zhvillohen aktivisht në fusha të ndryshme".