Studimi i grimcës Boson Higgs (e quajtur ndryshe “Grimca e Perëndisë”), e cila u zbulua vitin e kaluar nëpërmjet Large Hadron Collider (Përshpejtuesit të Madh të Grimcave), i ka lejuar shkencëtarëve parashikimin e një fundi të ri të botës.

Universi që njohim ne do të shkatërrohet nga një Shpërthim i ri i Madh (New Big Bang) pas disa dhjetra miliarda vjetësh, mendojnë shkencëtarët. Kjo ngjarje katastrofale do të shkaktohet nga paqëndrueshmëria e materies, e konfirmuar eksperimentalisht.