Në disa qendra banimi termometri shënon pothuajse -50 gradë Celsius.

0Ngricat me temperatura -30 gradë po vazhdojnë edhe në rajonin Burjatia, fqinj me rajonin e Transbajkalia. Frymën e parë të pranverës banorët e dy rajoneve do të mund ta ndjejnë vetëm më 23 shkurt. Dimri i ftohtë nuk është ndonjë anomali për territoret e Transbajkalia. Në të vërtetë, aktualisht ai po vazhdon të jetë i tillë për një kohë tashmë të gjatë - që nga mesi i dhjetorit.