Një nga filmat më të famshëm të regjisorit Alfred Hitchcock “Zogjtë” (ang. "The Birds") u bë "realitet" në Kentaki. Qyteti Hopkinsville u mbush me tufa të mëdha zogjsh. Pavarësisht faktit që zogjtë nuk sulmojnë njerëzit, ata tashmë kanë frikësuar për vdekje shumë kafshë dhe kanë ndotur peizazhin me glasa.

0Siç shprehen me bindje mjekët lokalë, prania e një numri kaq të madh zogjsh në qytet mund të ndikojë negativisht në shëndetin e banorëve. Glasa e zogjve përmban infeksione të shumta. Rrezikojnë të infektohen personat me imunitet të ulët dhe ata që kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes.