Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe Presidenti i SHBA-së Barack Obama gjatë takimit të tyre të së premtes në Uashington duhet të miratojnë planin e vendosjes së radarit suplementar të mbrojtjes antiraket në territorin e Japonisë për pasqyrimin e kërcënimit raketor koreanoverior.

Radar i ri do të jetë në gjendje të identifikojë dhe të ndjekë trajektoret e fluturimit të raketave koreanoveriore, të lëshuara në drejtim të SHBA-së dhe Japonisë.

0Radari i parë i tillë vepron tashmë në Japoni në prefektuarën Aomori, në veri të ishullit Honshu.