Gjuajtësi “Su-30MKI” (russ. "Су-30МКИ) i Forcave Ushtarake Ajrore të Indisë u rrëzua në shtetin indian Rajasthan. Aksidenti ajror ndodhi të martën në mbrëmje gjatë një fluturimi stërvitor, ndërsa Komanda e Forcave Ushtarake Ajrore indiane njoftoi për këtë vetëm të mërkurën.

Si rezultat i rrëzimit të avionit nuk ka pasur viktima - pilotët katapultuan, në terren nuk janë shkaktuar dëme.

Forcat Ushtarake Ajrore të Indisë ende nuk kanë njoftuar për shkaqet e aksidentit.

0Ky është gjuajtësi i katërt “Su-30MKI” i Forcave Ushtarke Ajrore indiane që rrëzohet.