Në sipërmarrjen e përbashkët ruso-indiane “BrahMos Aerospace” filloi zhvillimi i versionit të zvogëluar të raketës supersonike “BrahMos” për Forcat Ushtarake Ajrore të Indisë.

0Pesha e raketës së re do të jetë 1.5 ton, gjatësia - rreth 6 metra. Ajo do të parashikohet për gjuajtësit “Su-30MKI” (russ. "Су-30МКИ") dhe “MiG-29” (russ. "МиГ-29"), megjithatë do të përdoret edhe për automjetet e tjera luftarake, të cilat tashmë janë përfshirë ose që do të përfshihen në të ardhmen në armatimet e Forcave Ushtarake Ajrore të Indisë, ndër të tjera edhe për aeroplanët “Rafele” dhe “Mirage 2000”.