Miliona njerëz janë përfshirë në grevën 2-ditore mbarëkombëtare që filloi sot në Indi.

Praktikisht është paralizuar sektori financiar i vendit - bankat, kompanitë e sigurimeve dhe kompani të tjera financiare janë mbyllur. Në kryeqytetin New Delhi nuk punojnë taksitë, auto-rikshat (ang. rickshaws), autobusat janë mbushur me pasagjerë deri ku nuk mban më.

Protestuesit kërkojnë nga autoritetet që të marrin masa sa më të shpejta për frenimin e inflacionit, për luftën kundër papunësisë dhe rritjen e pagave.

0Kryeministri i Indisë Manmohan Singh i bëri thirrje sindikatave të heqin dorë nga greva, duke paralajmëruar se kjo do të çojë në humbje të rënda për ekonominë.