Në Greqi punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat do të zhvillojnë ditën e mërkurë një grevë 24-orëshe në shenjë proteste kundër programit të kursimit të qeverisë.

Kjo është greva e parë e madhe për këtë vit, por sindikatat kanë organizuar rregullisht aksione protestash kundër masave shtrënguese të autoriteteve gjatë disa viteve të fundit.

0Greva e të mërkurës u shpall një javë para se kreditorët ndërkombëtarë të marrin vendimin për dhënien e këstit të ardhshëm të kredisë Greqisë.