Kryeministri rus Dimitri Medvediev, i cili mbërriti natën vonë në Brazil, e nisi programin e vizitës së tij të punës me takimin me Presidenten Dilma Rousseff.

Nga pala ruse në bisedime morrën pjesë, në veçanti, Zëvendësi i parë i Kryetarit të aparatit qeveritar Sergei Prihodko dhe Zv. Ministri i Jashtëm Sergei Rjabkov.

Nga pala braziliane në bisedime morrën pjesë Zv. Presidenti Michel Temer, Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Antonio de Aguiar Patriota, si dhe Zv. Drejtori i Departamentit për Çështjet Ndërkombëtare të Presidentit të Brazilit, Guilherme Patriota.