Kryeministri bullgar Bojko Borisov shpalli se ai dhe qeveria e tij dhanë dorëheqjen në sfondin e protestave masive.

Në disa qytete të mëdha në Bullgari gjatë disa ditëve me radhë po zhvillohen protesta masive, shkak i të cilave u bënë çmimet e larta të energjisë elektrike. Natën në të gdhirë të së mërkurës u lënduan 8 vetë, ndërsa dy ditë më parë në përleshjet që ndodhën u plagosën 11 persona, duke përfshirë edhe 5 policë.